INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Khloe vë Kris para përgjegjësisë: Vrave babain tonë!

Khloe vë Kris para përgjegjësisë: Vrave babain tonë!

Publikuar më: 13:29 03-03-2016

Nëse ka diçka të vështirë për një të rritur, është të fshijë kujtimet e fëmijërisë, në veçanti ato të hidhurat.

Ndonëse kanë kaluar më tepër se 20 vite që prej 1985-ës, Khloe Kardashian ende nuk e ka harruar lidhjen jashtëmartesore që e ëma Kris Jenner, pati në atë kohë me një producent. Sipas Khloe-s ishte pikërisht kjo tradhëti, ajo që ndikoi në shëndetin e babait të saj, avokatit Robert Kardashian, i cili u nda nga jeta në vitin 2003 për shkak të sëmundjes së kancerit. "E pash se si po e shkatërronte tim atë" ka shprehur 31-vjeçarja gjatë reality show-t "Kocktails with Khloe", mbrëmjen e së mërkurës. Një "akuzë" goxha e rëndë, e cila siç duket ka ardhur për shkak të disa thashethemeve të fundit se i dashuri i saj basketbollist, James Harden, mund ta ketë tradhëtuar. Por a është kjo një arsye e mjaftueshme për t'i vënë të tillë barrë mbi supe Kris Jenner? Pavarësisht të metave dhe gabimeve, kjo e fundit ishte ajo që i siguroi jetën Khloe-t dhe motrave të saj!

Article Logic
Execution time: 0.0040519237518311