INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kiara ishte arsyeja? 'S'bëhet gjithçka me b**** o flutur'/ Luizi 'shpërthen' ndaj Ronaldos: Hajde merri 5 mijë euro

Kiara ishte arsyeja? 'S'bëhet gjithçka me b**** o flutur'/ Luizi 'shpërthen' ndaj Ronaldos: Hajde merri 5 mijë euro

Publikuar më: 13:31 03-07-2023

Dramat mes ish-banorëve të ‘Big Brother VIP Albania’ vazhdojnë edhe në reality-show ‘Kepi i Vip-ave’. Njëri prej personave që merr pjesë në këtë show, është edhe Ronaldo Sharka, i cili që në emisionin e parë, komentoi Kiara Titon si moderatore.

Sipas tij, moderimi i “Kepit të VIP”-ave duhet t’i falej atij dhe jo ish-banores së “Big Brother VIP”. E për këto ka reaguar edhe Luiz Ejlli, partneri i Kiarës. Nëpërmjet një video në “Instastory” tregon se do donte të kishte qenë pranë saj për ta mbështetur dhe se të gjithë do të merrnin “përgjigjet që meritojnë”.

“Unë kam qenë në xhirime dhe nuk kam arritur ta shoh Kiarën tek ‘Kepi i VIP-ave’. Po shikoja disa pjesë tani dhe më vjen keq për dy gjëra. E para që nuk kam patur mundësi të jem krah saj në Turqi dhe e dyta, pash disa momente që disa personazhe po bënin si ‘koka shkencash’. Po të kisha qenë aty, do merrnin përgjigjet që meritojnë, por, siç e thotë shprehja: ‘Kur nuk janë barinjtë, ujqërit hedhin valle!’”- është shprehur Luizi.

Por, nuk e la me kaq. Përmes një postimi tjetër, ai i thotë Ronaldos (duke mos i përmendur emrin) që të vijë e të marrë 5 mijë eurot, meqënëse do mbetet pa punë.

‘Edhe pse ti dhe ca të tjerë që zgjohen dhe flenë me emrin tim meritojnë diçka tjeter, sapo të mbaroj xhirimet, hajde merri ato 5000€ meqënëse do ngelesh pa punë’,

WhatsApp-Image-2023-07-03-at-11.30.49-300x649.jpeg

 

 

Sikur mos të mjaftonte kjo, ai komentoi edhe në një postim, ku ishte deklarata e Ronaldos. Ja çfarë shkruan Luizi.

‘Nuk bëhen të gjitha punët me b*** o butterfly. Jo të gjitha bëhen për followes, ka një limit’.

WhatsApp-Image-2023-07-03-at-11.42.15-300x554.jpeg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037240982055664