Butrint Imeri dhe Kiara Tito janë dyshja më e përfolur në showbiz-in shqiptar. Prej muajsh Butrint Imeri ka qënë në fokusin e mediave rozë për lidhjen tij me moderatoren Kiara Tito, por asnjëherë s’ka patur gjë zyrtare sepse ata nuk e kanë pranuar romancën mes tyre. Madje janë publikuar dhe foto ‘paparazzi’, ku Butrinti dhe Kiara shfaqen në shoqërinë e njëri-tjetrit në Shqipëri apo Kosovë.
Pak javë më parë këngëtari shfaqej në një video krah një vajze simpatike bionde ku shiheshin brenda një klubi dhe teksa buzëqeshin para kameras Butrinti iu afrua t’i thoshte diçka në vesh asaj. Mirëpo modelja u shpreh se njohja me Butrintin ka qënë rastësi e momentit, ndërsa ajo çfarë ai i pëshpëriti në vesh do të mbetet sekret.
Kështu zbuluam se nuk kishte diçka më shumë mes tyre, por së fundmi në redaksinë e intv.al erdhi një foto e Butrintit ku shihet në kafe me një vajze bukuroshe teksa kjo e fundit e kap nga faqja. Dyshja janë ndodhur në Itali dhe si duket foton më poshtë mund t'ja ketë bërë Butrinti, pasi mbishkrimi këtë na le të kuptojmë.
Nuk mund të themi se çfarë marrëdhënie ekziston mes dyshes, por shihen mjaft të afërt./intv.al/