INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kiara në pritje të ëmbël për herë të parë? Luizi zbulon të vërtetën!

Kiara në pritje të ëmbël për herë të parë? Luizi zbulon të vërtetën!

Publikuar më: 12:27 18-08-2023

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë duke shijuar pushimet së bashku në Bodrum, udhëtim që e fituan gjatë eksperiencës së tyre në “Big Brother VIP”. Mirëpo, prej disa ditësh në mediat online ka qarkulluar lajmi se Kiara mund të jetë shtatzënë. Shkak për këtë u bë një foto e ciftit, ku ajo dukej me barkun paksa të rrumbullakosur.

Teksa ka zhvilluar një live sot në Instagram, Luizi ka folur për këtë thashethem, të cilin e ka mohuar (deri diku). Këngëtari u shpreh se nuk kanë bërë një test shtatzanie, por Kiara nuk ka shfaqur simptoma.

“Këtu nuk kemi test shtatzanie, por nuk ka shfaqur shenja, kështu të vjella e gjëra, pra Kiara nuk është shtatzënë”, tha Luizi.

Epo mesa duket, zgjerimi i familjes, nuk është në planet momentale të ciftit.

Article Logic
Execution time: 0.003587007522583