Moderatorja shumë e njohur e ekranit Kiara Tito është shumë aktive në rrjetet sociale. Ajo ndan shpesh me ndjekësit e saj foto nga përditshmëria e saj, por së fundmi ajo i ka habitur të gjithë fansat. Kiara ka treguar se ka marrë një vendim drastik për pamjen e saj edhe pse akoma nuk ishte gati për këtë. Mirëpo moderatorja e njohur i është bashkuar trendit të momentit, flokëve në stilin “BOB”, tendenca më e përhapur e flokëve gjatë vitit 2019.
Moderatorja ka shkurtuar flokët, ndërsa dukej tërheqëse në fustanin e shkurtër të hapur tek gjoksi dhe këmbët. Kiara pranoi shumë komente nga ana e ndjekësve, të cilët e komplimentuan për pamjen, por nëse s'do e kishte publikuar vetë foton do e ngatërronim pak sepse flokët e gjatë duket se ishin pjesë e fizionomisë së saj. Dhe këtu s'bën përjashtim as Butrint Imeri që është përfolur si partneri i saj prej kohësh pasi se ka parë kurrë Kiarën me flokë kaq të shkurtër.
Shumë vajza të njohura të ekranit si Bora Zemani, Adrola Dushi, Dafina Zeqiri, Dua Lipa etj i janë bashkuar këtij trendi.