Kiara Tito dhe Butrint Imeri e kishin vendosur që këtë verë do të sillnin të gjithë shtypin rozë vërdallë kur vendosën pas shumë kohësh të shfaqeshin bashkë në promocionin e këngës së re të titulluar “Hajt Hajt”.
Të veshur me të bardha në një fushë golfi dyshja dukej perfekte dhe tamam si një çift i lidhur.
Të gjithë menduam se ata konfirmuan thashethemet e përfolura se ndodheshin bashkë, por e ftuar tek “Rudina”, Kiara u përgjigj se për të 100-tën herë ajo dhe Butrinti janë vetëm shokë.
Sot, me padurim ne pritëm këngën e Butrintit, e cila padyshim do të dëgjohet shumë gjatë kësaj vere.
E publikuar rreth orës 14:00, ashtu siç gjithmonë ndodh në publikimin e diçkaje të re Butrinti nuk u përmbajt në rrjete sociale duke e shpërndarë, ndërsa tek Kiara Tito deri më tani ne nuk kemi vënë re asnjë reagim.
Përtej çdo parashikimi, Kiara nuk është munduar të shpërndajë asgjë rreth këngës, gjë që ne të intv.al na ka futur disi në dyshime. Shumë vipa e promovuan dhe e mbështetën këngën e Butrintit, po moderatorja pse jo?
Mos vallë s’ka hyrë në Instagram sot?
Më pas ajo që tërhoqi vëmendje ishte se në faqen e “Instagram-it” të Butrintit ne shohim se pjesa e fundit e shpërndarë është një moment ku shfaqet ai dhe Kiara dhe në thonjëza fjalët: “Mungesa jem, a t'dhem, a m'ki n'harresë?”
A ishte ky një dedikim për Kiarën apo jo këtë nuk e dimë dhe kjo marrëdhënie e dyshes vazhdon të na konfuzojë.