Personazhet e njohur gjithmonë perceptohen si njerëz shumë të lumtur dhe që nuk kanë as problemin më të vogël në jetë.
Por e gjithë kjo krijohet për shkak të asaj se çfarë ata pasqyrojnë përmes rrjeteve të tyre sociale apo ekranit të televizorit. Ndodh rrallë që ata të rrëfehen për problemet e tyre dhe këtë gjë e bëjnë për t’u afruar sa më shumë me personat që i duan dhe ndjekin.
Së fundmi Kiara Tito është një nga personazhet e famshëm që ka vendosur të rrëfejë publikisht problemet dhe pasiguritë e saj. Moderatorja ka publikuar një foto të realizuar gjatë perëndimit të diellit dhe atë e ka shoqëruar me një shkrim që tregon shumë për jetën e saj.