INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kiara Tito ‘hap zemrën’, flet për marrëdhënien e DASHURISË me Butrint Imerin: Ishte i duhuri…

Kiara Tito ‘hap zemrën’, flet për marrëdhënien e DASHURISË me Butrint Imerin: Ishte i duhuri…

Publikuar më: 17:27 04-01-2023

Prezantuesja Kiara Tito është në qendër të vëmendjes në BBV Albania. Së fundmi, ajo ka qenë duke biseduar me Amosin, ku ka folur për lidhjen e dashurisë që ka patur me këngëtarin Butrint Imeri.

“Ne kemi qenë shumë të vegjël, 20 vjec të dy. Ishim moshatar. Ai ishte njeriu i duhur por në kohën e gabuar. Ne kemi folur por për rikthim nuk kemi biseduar”, ka thënë Kiara.

Moderatorja e njohur, Kiara Tito po merr një vëmendje të madhe së fundmi, që pas hyrjes së saj në shtëpinë e BBV Albania. Ajo ka rrëfyer edhe një moment mjaft të vështirë nga jeta e saj, ku iu desh të merrte një vendim të rëndësishëm.

Ajo ka treguar nder te tjera se u kthye në Shqipëri pasi prindërit e saj nuk kanë patur mundësi për t’i paguar studimet.

“Arsyeja pse u vendosa të kthehesha në Shqipëri është sepse Italia në atë kohë pati një krizë ekonomike dhe prindërit e mi nuk patën mundësinë që të ma ofronin mua shkollën dhe e menduan si opsion më të mirë që…(përlotet) se prekem kur flas për këtë…Babi ishte ai që më shtyu më shumë që shih kthehu në vendin tënd”, ka thënë ndër të tjera Kiara.

 

Article Logic
Execution time: 0.0041220188140869