Kiara Tito është padyshim një prej moderatoreve më të ndjekura, por dhe ndër më të komentuarat e sidomos për lidhjen me këngëtarin Butrint Imeri, të cilët kanë deklaruar se janë thjeshtë miq dhe asgjë më shumë.
Moderatorja është shumë aktive në rrjetet e saj sociale ku poston foto dhe video të ndryshme si nga jeta profesionale po ashtu dhe personale.
Moderatorja ka vazhduar sezonin e pushimeve e cila ka hedhur dhe foto të shumta me bikini ku nuk mundemi dot pa e thënë se format fizike të saj janë perfekte.
Së fundmi, ajo ka publikuar një foto ku shihet e veshur me një pale pantallona të shkurtër dhe një body ngjyrë të verdhë, teksa qëndron sipër një shezlongu plot me jastëkë të bardhë.
Poza e saj është pëlqyer nga shumë ndjekës të cilët kanë lënë komente nga më të ndryshme, por vëmendjen më të madhe e ka marrë komenti epik i moderatorit të njohur Ermal Mamaqi.
"Ku shkon me ato këmbëëëëë. Sa lavaaaaa.”- ka shkruar Ermali duke shkaktuar të qeshura tek fansat.
Por, Kiara nuk ka reaguar akoma pas këtij komenti kështuqë na mbetet të presim përgjigjen e saj.