Ka qenë një javë surprizash në klasifikimin e 10 këngëve më të mira shqiptare, bazuar në votimet e lexuesve të intv.al, të cilët e kanë tronditur klasifikimin e javës së kaluar.
Diçka të tillë e dëshmon edhe vetë titulli, me Kidën dhe Ermal Fejzullahun që renditen në vendin e parë brenda të njëjtës javë ku u bënë pjesë e votimeve. Thyhet në këtë mënyrë mbretërimi i “Presion” të Blunt&Real i cili prej tre javësh qëndronte në vendin e parë, duke zbritur kështu të dytët me “Unë dhe Ti” të Alban Skënderaj që plotëson podiumin. Në një vend më poshtë ka zbritur edhe Young Zerka me hitin e tij “Like Rihanna” duke lënë të kuptohet se “Mi Amore” ka zbritur të gjithë podiumin e javës së kaluar me një vend. Nuk mund të mungonte dhe një hyrje tjetër e re, “One Life” nga Ardit Cuni dhe Omar, e pozicionuar në vendin e gjashtë. Ndërkohë duket se nuk kanë ndërmend që të largohen nga klasifikimi i këngëve më të mira shqip “Bonbon” nga Era Istrefi, "Eja Eja" nga Butrint Imeri dhe “Dashni” nga Majk, të cilët kanë qëndruar më gjatë se çdo këngë tjetër në këtë renditje, me plot 8 javë. Ja klasifikimi i plotë:
10 - Number One – Noizy
9 - Ajo mkalli - NRG Band
8 - Dashni – Majk
7 - Eja Eja - Butrint Imeri
6 - One Life - Ardit Cuni ft. Omar
5 - Bonbon - Era Istrefi
4 - Like Rihanna - Young Zerka
3 - Une dhe Ti - Alban Skenderaj
2 - Presion - Blunt & Real
1 - Mi Amore - Kida ft. Ermal Fejzullahu
Vazhdoni të votoni në www.intv.al/top10 për të shpallur këngën tuaj të preferuar shqip si më të mirën e javës së ardhshme.