Bashkëpunimi i rradhës i artistes së talentuar Kida, sic edhe e kemi lajmëruar ekskluzivisht pak ditë më parë do të jetë ai me këngëtarin Ermal Fejzullahu. Kënga e cila është finalizuar në studiot e ON Records, me tekst të Mozzik dhe Getinjo, sot ka përfunduar edhe pjesën tjetër, atë të videoklipit foton e parë të të cilit intv.al sapo e siguroi. Xhiruar në Prizren nën kujdesin e XL Films, dyshja pritet të sjellë shumë shpejt këtë këngë me ritme dancehall të cilat karaterizojnë tashmë Kidën por që këtë herë do të ndërthuret me vokalet e Ermalit zeri i të cilit me siguri që do e bëjë më të vecantë projektin emri i të cilit ende nuk është vendosur midis "Mio Amore" dhe "Krejt Fore".
Mos ndoshta duhet të jenë vetë fansat që duhet të vendosin këtë herë për titullin?