Bashkëpunimet e nxehta të kësaj vere vijojnë me atë mes Kidës dhe Getinjos.
Dy këngëtarët, të cilët janë pjesë e “On Records”, kanë bashkuar forcat në këtë projekt e ri me titull “Ku je”. Xhirimet e klipit kanë përfunduar dhe një “histori dashurie” pritet të përcillet nesër, përmes performancës së dyshes, në këngën e zhanrit RnB dhe Hip Hop New School. “xl films” ka marrë përsipër realizimin e videos, teksti mban firmën e Gentinjos, ndërsa për muzikën meritat iu shkojnë bashkëpunëtorëve të tyre të përhershëm, Zapp dhe Chris.
Ky është bashkëpunimi i parë i dyshes edhe pse prej kohësh janë nën menaxhimin e së njëjtës kompani. Verën e kaluar thyen rekorde Kida dhe Mozzik, me këngën “Premtimet”. Këtë verë, sic duket, është radha e Kidës me Getinjon.