Më parë kishim njohur vetëm kushërirën e Kidës, e tashmë duket se ka ardhur koha të prezantohemi me familjen e plotë.
Artistja bukuroshe ka postuar një foto me të gjithë familjen: mamin, babin dhe vajzën e hallës. Por kjo foto e veçantë duket se nuk ka ardhur krejt rastësisht. Krahas fotos, këngëtarja 18 vjeçare ka bërë publik një mbishkrim ku i uron babait të saj Gëzuar Ditëlindjen dhe i referohet këtij të fundit si “mashkullit të vetëm dhe të preferuar në jetën e saj”. Vitet do kalojnë dhe ndoshta babi mund ta humbasë statusin si “mashkulli i vetëm”, por të qënit i preferuari dyshojmë se do ta lëshojë lehtë. I urojmë edhe ne një ditëlindje të lumtur dhe suksese të mëtejshme për vajzën tij të talentuar.