Askujt nuk i humbën fotot më të fundit të Kidës, e cila shfaqej me një pamje totalisht të re nga sa e kishim parë më parë.
Dhe sigurisht këto foto e këngëtares me gërsheta afrikane kanë revoltuar ndjekësit në Instagram dhe jo pa arsye.
Kida shfaqet me look-un e ri në një postim të cilin e ka quajtur: “africana
Për këtë, shumë njerëz po e kritikojnë se këngëtarja po fyen njerëzit me ngjyrë duke e trajtuar modelin e flokëve që është pjesë e traditës së tyre si një zgjedhje mode.
Duke errësuar lëkurën dhe duke kapur flokët gërsheta, Kida po kryqëzohet nga ndjekësit veçanërisht të huaj, për kryerjen e atij që jashtë vendit njihet si përvetësim kulturor- të kopjosh sjellje, tradita apo veshje të caktuara nga një kulturë pjesë e së cilës nuk je, kryesisht për të tërhequr vëmendje sa i takon pamjes së jashtme.
“Ky është përvetësim kulturor, mungesë e theksuar respekti ndaj komunitetit të njerëzve me ngjyrë. Mund të bësh më mirë”, shkruan një ndjekës.
Pas kësaj, Kida vendosi të bllokojë krejtësisht komentet në këtë foto.