Këngëtarja e njohur nga Kosova, Kida, vazhdon të jetë e suksesshme dhe mjaft e pëlqyer nga publiku, kryesisht nga të rinjtë.
Ajo ka publikuar disa projekte këtë vit që janë pëlqyer dhe dëgjuar nga adhuruesit e saj. Kënga më e fundit erdhi në muajin tetor me titull ‘Merri krejt’ dhe të gjithë menduan se me këtë projekt Kida e mbylli për 2018-tën.
Por për këngëtaren nuk mbaron më kaq, rreth një orë më parë, ka postuar në ‘Instagram’ një foto dhe mbi të shkruan: “2018 s’po të lo me ik edhe pak… KaJe soon”, – duke nënkuptuar kështu këngën e radhës që do të vijë nga këngëtarja.
“E kur t’bohet vonë qather ty n’men t’bi”, – mendohet se do të jetë një pjesë e tekstit të këngës më të re nga bukuroshja, pasi ka zgjedhur ta shkruajë këtë në një foto të publikuar nga ajo. Të gjithë fansat kanë nxituar të komentojnë se mezi po e presin këngën e saj më të fundit, për ta mbyllur 2018-tën ashtu siç duhet.