Kur bëhet fjalë për botën e spektaklit dhe lajme rozë hapi ndërmjet lajmit dhe spekulimit është aq i vogël sa mund ta kalosh edhe pa qëllim.
Ky nuk ishte rasti i Ekspresit, pasi duke gjykuar nga lajmi mbi këngëtaren Kida, titulli është fare i drejtpërdrejtë duke i bërë të duken të bindur për atë që thonë. Nuk e dimë dhe nuk mund t’i gjykojmë. Dimë ama që bukuroshja 20 vjeçare nuk është fare dakort me lajmin sipas të cilit ajo vetë është e pakënaqur nga videoklipi i saj i fundit, “Ski Ide”.
Kida ka përdorur rrjetet sociale për ta përgënjeshtruar atë duke thënë se bëhet fjalë për një gënjeshtër tërësisht të trilluar. Ajo vazhdon duke theksuar se është shumë e lumtur me videoklipin nga XL Films, për të cilët shton se janë më të mirët e tregut shqiptar. Artistja e hitit “O’Najr” ka bërë gjithashtu me dije se video e re e saj, për të cilën ju kemi thënë më parë se është në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun, do të realizohet përsëri nga XL Films, duke konfirmuar në këtë mënyrë fjalët e saj me fakte.