Pak kohë më parë artistja e talentuar publikoi këngën e saj të fundit, por duket se nuk është mësuar të qëndrojë shumë larg muzikës.
Pas bashkëpunimit me Ermal Fejzullahun në “Mi Amore” Kida është gati për të publikuar këngën e sa të re, e cila raportohet se do të vijë shumë shpejt. Së fundmi ajo ka bërë publike foto në rrjetet sociale ku tregon se aktualisht ndodhet në plazh duke xhiruar klipin e kësaj kënge. Pasi kontaktum me menaxherin e saj, ky i fundit rrëfeu për intv.al disa detaje më shumë. Duekt se kënga do të jetë i gjithi një produkt në familje, pasi do të realizohet tërësisht nga pjesëtarë të ON Records.
Muzika është realizuar nga producentët e mirënjohur Zzap & Chriss, të cilët do ta risjellin edhe një herë Kidën në një nga rrymat që i përshtatet më shumë, Rnb dhe Electrohouse. Për sa i përket tekstit, kjo këngë është shkruar nga dy vëllezërit Tony Montana, Getinjo dhe Mozzik. Nuk dihet ende titulli i këngës, ndërsa klipi po xhirohet në Ulqin. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim dhe pak...