Këngëtarja bukuroshe duket se ka marrë pak kohë për veten pas një sezoni të lodhshëm artistik.
Kida po shijon pak ditë relaksi dhe këtë e ka treguar ajo vetën nëpërmjet fotove të fundit që ka postuar në Instagram. Buzë pishinës, me një koktejl në dorë dhe shumë diell duket se janë ilaçi i saj për t’u shlodhur dhe për të karikuar bateritë. Për të mos përmendur se si ajo duket në bikinit seksi që nxjerrin në pah formën e saj të përkryer fizike. Duket se artistja e talentuar nuk e ka lënë aspak pas dore veten dhe është kujdesur siç duhet për fizikun e saj. Dhe rezultati është vërtetë përvëlues!