INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kida publikon “Ja kem nis” [VIDEO]

Kida publikon “Ja kem nis” [VIDEO]

Publikuar më: 19:20 18-05-2016

Vera po vjen dhe Kida “ia nisi” me një këngë e cila shumë shpejt pritet të shndërrohet në hit. Këngëtarja e talentuar, pas suksesit që pati në bashkëpunimin me Ermal Fejzullahun, tashmë ka publikuar projektin e saj të ri “Ja kem nis”. Kënga është e gjitha produkt i familjes, pasi është realizuar nga pjesëtarët e ON Records. Muzika është realizuar nga producentët e mirënjohur Zzap & Chriss, të cilët kanë menduar ta risjellin edhe një herë Kidën në një nga rrymat që i përshtatet më shumë, Rnb dhe Electrohouse, ku duket edhe nga veshja e saj shumë IN, dhe si gjithmonë e ka shumë të vështirë të na zhgënjejë. Teksti është shkruar nga vëllezërit Getinjo dhe Mozik, ndërsa klipi është xhiruar në Ulqin nga produksioni XL Films. 

Article Logic
Execution time: 0.0032000541687012