Me siguri edhe ju këtë verë u fiksuat me look-un më në trend të momentit, gërshetat e gjatë plot me ngjyra që realizuan vajzat e njohura të showbiz-it.
Rrjetet sociale u mbushën me foto të këtij look-u super cool, i cili duhet ta pranojmë se i bëri vajzat të duken shumë bukuroshe dhe seksi.
Këto gërsheta s’mundi t’i linte pa provuar as Kida, e cila mori vëmendje në rrjete sociale pak muaj më parë.
Vapa iku me gushtin, por gërshetat nuk ikën!
Tashmë që Kida u bë bjonde dhe më pas i leu flokët në ngjyrë rozë, ajo ka realizuar sërish look-un më të famshëm të këtij viti.
Njësoj do thoni ju? Aspak!
Këngëtarja ka eksperimentuar kësaj here me gërshetat e saj dhe ka krijuar një look të njëjtë me personazhin e Meduzës.
Këngëtarja duket cool me këtë pamje dhe komentet në Instagram kanë qenë të shumta.