E kemi psrë gjithmonë si e bukura, e ëmbla, ajo vajza e urtë pa vese, jo gangstere dhe e hedhur si tip. Mirëpo e keni menduar ndonjëherë si duket Kida në versionin “bad girl”?!
Epo ja që Kida e bëri, u shndërrua në “djallin vetë”, sipas emojit që ajo përdori!
Fotoja e fundit e këngëtares na bëri të mendojmë, jo vetëm neve të afterparty.al por edhe ndjekësve të saj, se duket “copy-paste” TAYNA në “look”.
Flokët, make-up, veshja ekstavagante, jo se Kida nuk i ka veshur më parë, por ajo i ruhej limiteve të imazhit të saj, “vajzës së mirë”.
Epo fansat e pëlqyen shumë me këtë pamje dhe duan foto të reja nga Kida, ku vlen të thuhet duket mjaft seksi. Po juve ju ngjasoi me Tayna-n sapo e patë për herë të parë foton në Instagram?