Edhe pse sot është një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare, ku numëron shumë hit-e, të gjithëve nga kujtohet debutimi i Kidës në vitin 2013 e nënshkruar me labelin “On Records”. Një nga këngët e hershme që do të memorizohet më shpejt prej saj është ajo me reperin e njohur Mc Kresha.
Më tej, fama e saj vazhdon të rritet së bashku me numrin e këngëve të sukseshme dhe bashkëpunime me emra të njohur të muzikës.
E së fundmi, Kida mbylli këtë kapitull në karrierë duke përfunduar bashkëpunimin disa vjeçar, zhvillim i cili u komentua gjatë nga portalet në lidhje me shkaqet e këtij vendimi dhe nëse këngëtarja ishte larguar me armiqësi.
Në intervistën e fundit për “Prive”, Kida ka rrëfyer se në të vërtetë ajo është larguar në mirëkuptim të plotë me drejtuesit, pasi kontrata e saj ka përfunduar.
Në këtë mënyrë ajo është shprehur se dëshironte që karierrën e saj ta vazhdonte e pavarur, duke e sfiduar më shumë veten muzikalisht dhe duke provuar gjëra të reja, me plot artistë të rinj.
Këngëtarja shprehu mirënjohjen për vitet e kaluara me “On Records” duke na dëshmuar se ndarjet artistike mund të jenë të qeta dhe plotësisht korrekte, ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim shpesh në diskografinë muzikore shqiptare.