Para disa ditësh, bukuroshja festoi ditëlindjen dhe tashmë është gati të mbyllë një vit shumë të suksesshëm, me shumë superhite, dhe koncerte masive. Ajo është e rezervuar për jetën private, por na mban gjithnjë të “abonuar” në profilin e saj në Instagram, dhe së fundmi na ka bërë përshtypje një foto e veçantë. Kida ka zbuluar për 487k ndjekësit, dashurinë e saj, dhe nuk është as më shumë dhe as më pak se një qenush shumë i bukur. Pikërisht “dashuria” ishte mbishkrimi që Kida i ka vënë fotos, foto në të cilën këngëtarja e talentuar duket mahnitëse.