Drake di si të bëjë muzikë të mirë dhe biznes të mirë sigurisht, por që të mund të fillonte të shiste dhe akullore këtë nuk na e kishte marrë mendja kurrë.
Reperi ka shpenzuar më shumë se 10 mijë dollarë për të shpërndarë 1000 akullore falas në 5 vende të ndryshme në Los Angeles.
4 stenda u happen në Hidden Hills dhe një në Calabasas, lagjen e të gjithë njerëzve të famshëm në Hollivud.
Por kjo nuk ka qenë thjeshtë një dhuratë e Drake për fëmijët e lagjes në ditët e nxehta të verës. Në fakt reperi ka menduar të promovojë me këtë mënyrë albumin e tij më të ri.
Në të gjitha stendat ku dhuroheshin akulloret falas, gjendeshin të printuara tekstet e këngëve të tij.