Ditën e djeshme mediat rozë u pushtuan nga një deklaratë e ish të dashurit të Kim Kardashian, Nick Cannon. Ai ngriti një teori në lidhje me këngën “In My Feeling”, ku gjatë një intervistë për “Everyday Struggle”, Cannon tregoi se kënga i dedikohet Kim, pasi nuk është diçka e pamundur që Kim të jetë futur në shtratin e Drake. Por diçka e tillë nuk i ka pëlqyer Kim pasi menjëherë ai iu drejtua “Instagram-it” për t’i dhënë fund spekulimeve të krijuara.
Nuk ka ndodhur kurrë. Fundi i kësaj historie”,komenton Kim në një nga lajmet e publikuara. Edhe burime për “TMZ” tregojnë se Kim nuk ka qënë asnjëherë e lidhur me Drake, para apo pas martesës.