Kili është finalisti i parë i Kupës së Konfederatave. Kampionët e Amerikës latine mposhtën në gjysmëfinale Portugalinë pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 3-0.
Gjashtë minuta lojë i kanë mjaftuar amerikanojugorëve për të vënë në vështirësi mbrojtjen portugeze. Eduardo Vargas ka marrë një top brenda zonës së rreptësisë dhe kë goditur menjëherë portën, por gjuajtja e tij është ndalur nga një pritje e jashtëzakonshme nga Rui Patricio.
Dy minuta më vonë ka qenë radha e Caludio Bravo t’i mohojë një gol pothuajse të sigurt sulmuesit të Milan, Andre Silva.
Gjithsesi, fati ka ndryshuar në favor të kilianëve në momentin e duhur, atë të penalltive, ndërsa protagonisti ka qenë Caludio Bravo, i cili ka pritur tri penallti njëra pas tjetrës, duke mos i dhënë mundësinë Cristiano Ronaldo-s të paraqitet te pika e bardhë e penalltive dhe duke i dhuruar finalen kombëtares së tij.
Në finale Kili pret fituesin e ndeshjes së sotme ndërmjet Gjermanisë dhe Meksikës.