INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kim dhe Kanye po përdorin këtë mënyrë për të shpëtuar martesën e tyre

Kim dhe Kanye po përdorin këtë mënyrë për të shpëtuar martesën e tyre

Publikuar më: 21:28 20-12-2016

Pavarësisht paraqitjeve, unazës së martesës dhe të jetuarit të ndarë, Kim Kardashian dhe Kanye West kanë vendosur të mbajnë në shina martesën e tyre.

Dhe mënyra me të cilën ata duan ta realizojnë këtë është duke iu nënshtruar një terapie për këshillimin e çifteve, u shpreh një burim për Daily Mail. Kjo formë e terapisë konsiston në përmirësimin e komunikimit dhe zgjidhjes së çështjeve në një marrëdhënie intime, dhe mund të ndërmerren vetëm nëpërmjet seancave individuale.

“Nuk ka të bëjë vetëm me mua, por edhe për fëmijët”, mësohet t’i ketë thënë Kim Kardashian bashkëshortit të saj pas një bashkëbisedimi të ngrohtë fundjavën e fundit. Ajo është e vendosur që gjithçka të funksionojë dhe t’i kthehet normalitetit. Çështja e vetme tashmë është se i duhet më shumë kohë për t’u rehabilituar.

I njëjti burim i afërt me familjen u shpreh se edhe pse Kardashian e ka menduar të ndahet nga Kanye, ajo është e dashuruar marrëzisht me të, dhe marrëdhënia e tyre po përmirësohet.

Neve do të na pëlqente diçka e tillë! 

Article Logic
Execution time: 0.0048809051513672