Divorc? Çfarë divorci?!
Kim Kardashian dhe Kanye West po mundohen të bindin fansat se martesa e tyre është shumë e fortë, dhe e bënë këtë me anë të një video, duke u prekur, puthur, e përqafuar.
Ata janë një nga çiftet më të njohura të showbiz, dy prindër të devotshëm, dhe kohët e fundit kanë qëndruar në heshtje, mirëpo tashmë Kim K dhe Kanye janë rikthyer me një video të ëmbël familjare, të cilën e postoi 36 vjeçarja në website-n personal. Video është e mbushur me pamje të “Kimye” dhe fëmijëve të tyre të mrekullueshëm, North 3 vjeç, dhe Sait West 1 vjeç, gjatë gjithë muajve të fundit, duke përfshirë edhe disa javë pas shtrimit në spital të Kanye.
Në këtë klip, prindërit krenarë, ndajnë momentet e ëmbla me fëmijët e tyre, por pamjet që tërheqin më shumë vëmendje, janë pikërisht mes Kim dhe Kanye. Në një pjesë të videos, ata puthen në prapaskenat e një koncerti të reperit 39 vjeçar, dhe në një tjetër, ata ndajnë një përfaqim të ëmbël në një mjedis intim. Nuk mund të mungonte edhe momenti kur Saint hodhi hapat e parë.