Që ato janë motrat më të famshme të showbizz-it dihet, por kurrë nuk ishte menduar se do ta ofendonin aq hapur njëra-tjetrën.
Po flasim për femrat e familjes Kardashian të cilat më tepër përfliten për skupe dhe skandale. Njëra ndër to është Kimi për të cilën është provuar tashmë se mund të bëjë gjithçka për të tërhequr vëmëndjen. Një mënyrë është edhe zhveshja. 35 vjeçarja gjithmonë është parë me veshje provokuese por ajo e fundit i vëndosi pikat mbi “i”.
E nëse bashkëshorti i saj Kanye West është dakord me zgjedhjet e saj, është dikush tjetër nga familja që nuk e duron dot këtë fakt. Në një nga episodet e “Keeping Up With the Kardashians”, motra e saj, Khloe, i thotë se duket si një prostitutë.
Ylli i KUWTK u shfaq me një fustan shumë të shkurtër, i cili tregonte më shumë seç duhej, ndërkohë motra i tha: “Kimberly, sa e ke çmimin?”. Dhe kjo e fundit shprehet se ishte e vetëdijshme për veshjen, pasi këtë e kishte kuptuar nga reagimet e fqinjëve. “E di, fqinjët më shikonin sikur të isha një prostitutë”, pohon ajo.