INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kim Jong-nam është vrarë me “agjent nervor”

Kim Jong-nam është vrarë me “agjent nervor”

Publikuar më: 12:47 24-02-2017

Kim Jong Nam, është vrarë me armë kimike. Ndaj tij është përdorur gazi nervinë VX. Përdorimi i tij është i ndaluar rreptësisht nga konventa e Kombëve të Bashkuara për armët kimike e vitit 1993. Lënda e konsideruar si armë e shkatërrimit në masë shkakton paralizë të sistemit nervor dhe brenda 15 pas kontaktit me të është vdekjeprurës.
Zbulimi është bërë nga ekspertët e kriminalistikës në policinë e Kuala Lumpurit, pas ekzaminimit të trupit të viktimës. Prania e gazit nervinë VX është konstatuar në fytyrë dhe sy. Autoritetet malajziane janë të shqetësuara edhe për jetën e atyre që lëvizin përmes këtij aeroporti. Përbërja kimike vdekjeprurëse shpërbëhet me vështirësi sikurse vaji i makinave, madje nevojiten disa javë. Kanë kaluar tashmë 11 ditë që kur arma kimike u përdor për të vrarë Kim Jong Namin dhe ende nuk është bërë detoksifikimi i aeroportit. Kim Jong Nam lëvizi në ambjentet e aeroportit pasi u sulmua, shkoi në klinikë për të kërkuar ndihmë mjeksore dhe u dërgua me ambulancë në spital.Por autoritetet nuk dinë të thonë përbërja kimike u ka shkaktuar probleme shëndetsore dy vajzave atentatore. Njëra prej tyre duket në xhirimet e kamerave të sigurisë, ti drejtohet tualetit të aeroportit, ndoshta për të larë duart menjëherë pas sulmit. Nuk përjashtohet mundësia që ato të kenë përdorur doreza. Policët thanë se gjatë arrestimit, njëra nga vajzat kishte probleme shëndetsore dhe të vjella të shpeshta. Deri më tani, 4 persona janë arrestuar në lidhje me vrasjen e 13 shkurtit, ndërsa 7 shtetas koreanoveriorë janë në kërkim. 45-vjeçari u vra në aeroportin e Kuala Lumpurit teksa priste të nisej me avion drejt Makaut, ku ndodhet njëra prej rezidencave të tij. Dyshohet se vrasja është porositur nga Peniani, pasi Kim Jong Nam konsiderohet si kundërshtar i regjimit të vëllait të tij.

Article Logic
Execution time: 0.0032188892364502