Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka mbërritur në Singapor për takimin e caktuar me presidentin amerikan Donald Trump.
Takimi i pari mes një lideri koreano-verior dhe presidentit në detyrë të SHBA do të zhvillohet të martën.
Trump e përshkruan këtë si një 'mundësi vetëm një herë' për paqen dhe thotë se të dy janë në një 'zonë të panjohur'. SHBA-të shpresojnë se takimi do t'i japë start procesit të heqjes dorë nga ana e Kim për armët bërthamore. Të dy liderët kanë patur një marrëdhënie të 'jashtëzoknshme' ulje-ngritjesh gjatë 18 muajve të shkuar, përfshirë fyerje dhe kërcënime para se të vendosnin të takoheshin kokë më kokë.
Ndërkohë edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka mbërritur në shtetin e Singaporit, disa orë më vonë pas liderit koreano-verior. Presidenti ka udhëtuar me Air Force One, Boeing 747 nga Kanadaja ku ka marrë pjesë të premten dhe të shtunën në samitin e G7. Trump është pranuar nga funksionarë të Singaporit dhe pritet që të shtunën të takohet me kryeministrin e këtij vendi.