Kim Jong-un ka bërë thirrje se objektivat e tij janë shumë të qarta, ai dëshiron të jetë “suprem”, pra të ketë fuqi maksimale dhe këtë gjë më së mira ja jep fuqia bërthamore.
Qëllimi i tij kryesor përpos kësaj është që të arrij dhe fuqi të ekuilibruar me Shtetet e Bashkuara,
"Ne duhet t'i tregojmë qartë fuqisë së madhe shoviniste, se si shteti ynë arrin qëllimin e kompletimit të forcës së tij bërthamore, pavarësisht sanksioneve dhe bllokadave të tyre të pafundme", tha Kim, cituar nga KCNA.
Komentet e Kim Jong-un vijnë pasi Koreja e Veriut shkarkoi raketën e saj të fundit mbi Japoni, në atë që përshkruhet si prova më e suksesshme e vendit.