INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kim Jong-un fton Papa Françeskun në Penian

Kim Jong-un fton Papa Françeskun në Penian

Publikuar më: 10:42 09-10-2018

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka ftuar Papa Françeskun për të vizituar vendin. Lajmi u njoftua nga zyra presidenciale e Koresë së Jugut. BBC shkruan se ftesa për të vizituar Penianin do të dorëzohet nga presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, i cili do të jetë në Vatikan javën e ardhshme, si pjesë e një udhëtimi në Evropë. Kjo nuk është hera e parë që një Papë është ftuar në Korenë e Veriut. Koreja e Veriut dhe Vatikani nuk kanë marrëdhënie formale diplomatike.
"Gjatë takimit me Papa Françeskun, Moon do ti transmetojë mesazhin e Kim Jong-un se ai do ta mirëpresë Papën nëse viziton Penianin,"-tha zëdhënësi i Moon, Kim Eui-kyeom. Ftesa është 'gjesti i fundit pajtues' nga Koreja e Veriut. Kim zhvilloi një samit historik me Presidentin e SHBA Donald Trump më herët gjatë këtij viti dhe gjithashtu u zhvilluan tre takime ndër-koreane. Në vitin 2000, babai i Kim Jong-un, Kim Jong-il, ftoi Papa Gjon Pali II që të vizitonte Korenë e Veriut, pasi u citua të ketë thënë se do ishte mrekulli nëse Papa do shkonte atje. Kjo ftesë erdhi në një samit me Presidentin e atëhershëm të Koresë së Jugut, Kim Dae-jung. Por vizita nuk ndodhi kurrë.
A ka liri fetare Koreja e Veriut?
Kushtetuta e Koresë së Veriut premton një "të drejtë për besim", por një raport i OKB-së i vitit 2014 thotë se të krishterët përballen me "persekutim dhe dënime të rënda" nëse praktikojnë fenë e tyre jashtë Kishave të kontrolluara nga shteti. Koreja e Veriut ka një sjellje të zymtë ndaj misionarëve të huaj. Kenneth Bae, një evangjelist koreano-amerikan, i cili udhëhoqi udhëtime të krishtera në Korenë e Veriut, u dënua me 15 vjet punë të rëndë në vitin 2013 për krime "anti-qeveritare". Ai u lirua në vitin 2014 për arsye shëndetësore.

Article Logic
Execution time: 0.0036818981170654