INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kim Jong Un kërcënon Manhatanin: Do ta kthejmë në hi!

Publikuar më: 11:30 15-03-2016

Fiks një javë pasi kërcënoi me sulme Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut, Koreja e Veriut tani po kërcënon një objektiv specific, që në këtë rast është Manhatani.

Kjo retorikë e përshkallëzuar e Koresë së Veriut vjen pasi në fillim të janarit pretendoi se kishte testuar me sukses një bombë me hidrogjen.

Televizioni shtetëror koreanoverior lexoi sot një deklaratë, në të cilën thuhej:

“Bomba jonë e hidrogjenit është më e madhe se ajo e zhvilluar nga Bashkimi Sovjetik. Nëse kjo bombë me hidrogjen montohet në një raketë balistike ndërkontinentale dhe bie mbi Manhatan, në Nju Jork, të gjithë njerëzit atje do të vriteshin menjëherë dhe qyteti do të kthehej në hi”.

Kërcënimi është vetëm i fundit nga të shumtat që ka bërë vendi.

Article Logic
Execution time: 0.0034761428833008