INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kim Jong-un nuk fal, ekzekuton përgjegjësit për dështimin e bisedimeve me SHBA

Kim Jong-un nuk fal, ekzekuton përgjegjësit për dështimin e bisedimeve me SHBA

Publikuar më: 09:55 31-05-2019

Jo testimet e raketave, por Kim Jong un tërheq vëmendjen me një tjetër veprim ekstrem

Pas dështimit të takimit të dytë me SHBA në Hanoi, diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong-un spastroi zyrtarët e konsideruar “përgjegjës”. Kryenegociatori Kim Hyok-chol u ekzekutua në mars, ndërsa Kim Yong-chol, ish-krahu i djathtë i Kim, përfundoi në një kamp ri-edukimi.

Udhëheqësi suprem nuk kurseu as motrën më të vogël, Kim Yo-jong, të cilit “ai e këshilloi të mbante një profil të ulët”.

Kim Hyok-chol, homologu i përfaqësuesit të posaçëm të Amerikës, për Veriun, Stephen Biegun, përfundoi në mars përpara skuadrës së ekzekutimit me katër zyrtarë të tjerë të lartë, të vendosur në aeroportin Mirim, me akuza për spiunazh në emër të SHBA.

Ndëshkim, ndoshta në një kamp burgimi, edhe për përkthyesin e liderit, Shin Hye-yong: ai ishte akuzuar për “njollosje të autoritetit” të Kim për një gabim në Hanoi gjatë punës së përkthimit.
Lajmi është bërë i ditur nga një gazetë e Seulit.

Article Logic
Execution time: 0.0038759708404541