Ishte një eksperiencë për t’u harruar ajo në Paris, por a do t’ia dalë vallë Kim Kardashian ta lërë pas krahëve?
Duket e vështirë, por ajo e filloi duke lënë menjëherë Parisin pas krahëve, pasi është larguar nga kryeqyteti francez një orë e më parë. Largimi i saj duket qartë se është pasojë e panikut dhe terrorit pasi ajo jo vetëm është larguar në mënyrë të menjëhershme, por gjithashtu është fshehur ndërkohë që po drejtohej për në avionin e saj privat. Ndërkohë vijnë disa saktësime për sa i përket grabtijes, viktimë e së cilës u bë bukuroshja 35 vjeçare.
Fillimisht ishte përfolur për dy persona me maskë, por numri që tashmë ka konfirmuar Daily Mail është plot 5 të tillë. Më parë dëmi ishte vlerësuar diku tek 11 milionë dollarë, ndërsa tani një burim i brendshëm rrëfen se shuma totale mund të kapë shifrën edhe më monstruoze të 16 milionë dollarëve. Kim gjithashtu humbi dy nga celularët e saj kryesorë, një ndër të cilët besohet se kishte në memorien e tij informacion shumë të rëndësishëm. Pyesim veten nëse shumë shpejt do të “rrjedhë” në internet një tjetër video e saj porno, këtë herë pa dashje ama.