Bukuroshja 36 vjeçare e ka rritur ndjeshëm statusin e saj.
Kim K është futur në klubin shumë ekskluziv të personave me më shumë se 100 milionë ndjekës në Instagram. Pavarësisht se fotot skandaloze që i nxorrën të pasmet shumë shëmtuar i kushtuan plot 100 mijë fansa, tashmë ajo e ka marrë veten dhe shumë shpejt madje. Kim ia doli që të siguronte dhe ndjekjet e fundit që do ta ngrinin dhe më tej statusin e saj duke arritur këtë shifër marramendëse. Ajo e festoi rastin me një postim në Tëitter. ku i falenderoi të gjithë për mbështetjen që i dhanë për ta bërë një person kaq influencues.
Më poshtë janë fotot që ajo i ka konsideruar si postimet e saj më të bujshme në Instagram për nga numri i pëlqimeve të marra.