Ky është padyshim homazhi më i çuditshëm që është bërë deri tani për sulmin terrorist gajtë koncertit të Ariana Grande.
Kim Kardashian është vënë në qendër të sulmeve të tërbuara të fansave pas homazhit që të gjithë e konsideruan të tmerrshëm, dhe në rastin më të mirë “të papërshtatshëm”. Ajo publikoi një foto në Instagram ku po festonte së bashku me Ariana Grande dhe motrën e saj Kendall, dhe për më tepër po qeshte ndërkohë që po ia kalonte shumë mirë. Kjo ishte fotoja që ajo postoi për t’u bërë homazh 22 të vrarëve dhe 119 të lënduarve të tjerë nga sulmi terrorist, për të vetmen arsye se Ariana Grande gjendej në atë foto. Dhe të thuash që fansave thjesht nuk u pëlqeu, nuk keni thënë asgjë.