INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kim K dhe shoqet e saj: Ja disa personazhe që postuan selfie nudo

Kim K dhe shoqet e saj: Ja disa personazhe që postuan selfie nudo

Publikuar më: 15:26 15-03-2016

Emily Ratajkowski ishte një nga personazhet vip që u hodh në mbrojtje të Kim Kardashian për selfien nudo dhe tani duket se nuk mjaftohet vetëm me fjalë.

Modelja bukuroshe ka kaluar tek veprat duke postuar edhe ajo një foto nudo, të ngjashme me bashkëshorten e Kanye West. Ajo tregon më pak se Kim, por duhet thënë se fotoja e saj e intrigon shumë më tepër imagjinatën, ndoshta edhe nga fakti që nga Emily nuk kemi parë ende një film porno. Fotoja super e nxehtë nuk ka kaluar pa u vënë re nga Kim, e cila i ka dërguar një buqetë Ratajkowski-t së bashku me një pusullë falenderuese.  Është modelja dhe aktorja 24 vjeçare ajo që e bëri të ditur lajmin duke publikuar një foto të trëndafilave të bardhë që zonja West përdori për të celebruar “lakuriqësinë e përbashkët”.

Kujtojmë se Emily nuk ishte e vetmja që postoi foto nudo për t'i dhënë një dorë Kim-it, pasi edhe Sharon Osbourne me Courtney Stodden kane shfaqur "pak" nga hiret e tyre, por nuk kanë marrë lule. Ose të paktën nuk i kanë postuar ato.

Article Logic
Execution time: 0.0036430358886719