INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kim K injoron “luftën” e Kanye West

Kim K injoron “luftën” e Kanye West

Publikuar më: 13:53 30-01-2016

Luftë mes Kanye West, Amber Rose dhe Wiz Khalifa i ka mbajtur të gjithë të mbërthyer pas Twitter, por një personi në veçanti duket se s’mund t’i bëhej më pak vonë për këtë fakt.

Bashkëshortja e Kanye, gjithmonë e përfolura Kim Kardashian nuk e ka vënë aspak ujin në zjarr, madje e ka injoruar tërësisht duke u marrë me të tjera postime. Ajo ka ndarë një foto shumë të këndshme të stilit “bëmë baba të të ngjaj”, ku vogëlushja North dhe babai i saj Kanye shfaqen identikë. Mesa duket për bukuroshen 35 vjeçare më shumë rëndësi ka familja e saj që është rritur në numër me ardhjen në jetë të djalit Saint dhe përkujdesja ndaj vajzës North se sa “vogëlsirat” si Wiz, Amber dhe...Kanye! 

Article Logic
Execution time: 0.0035622119903564