Kushet e saj shëndetësore nuk ia mundësojnë të lindë më fëmijë ndaj Kim Kardashian ka paguar një nënë surrogate për të lindur fëmijën e saj të tretë.
Ylli i reality show-t po mundohet ta mbajë sa më të fshetë këtë shtatzëni duke mos zbuluar asnjë detaj, madje as muajin kur pritet të lindë bebi. Por ajo vetëm para pak ditësh ka organizuar një ‘baby shoëer’ duke na dhënë kështu idenë se ardhja në jetë e fëmijës, nuk është larg. Festa dukej madhështore, e organizuar në mënyrën më të mirë ku lulet e bardha dhe rozë ishin ato që mbizotëronin.