Është e pamundur ta mendosh KimaKardashian larg televizionit apo botës së showbizz-it, pikërisht bota e cila e ngriti dhe e bëri kaq të njohur.
E megjithatë duket se Kim ka vendosur t'i thotë lamtumirën për të ndjekur një tjetër drejtim.
Në episodin e fundit të "Keeping up with the Kardashians", Kim pranoi se po studionte drejtësi, si një mënyrë për të marrë më shumë përgjegjësi tanimë si një mama e tre fëmijëve.
“Është çmenduri. Shpenzoj më shumë kohë duke u marrë me këtë se me çdo gjë tjetër. Eshtë kaq qejf të rrethohesh nga njerëz të cilët janë super të zgjuar dhe të duash të njëjtën gjë”.
Kim u shpreh se në 10 vitet e ardhshme ka ndërmend të fokusohet tek avokatia dhe do të punojë fort për të drejtat e njerëzve.
Ajo ka zbuluar planet për të nënshkruar një kontratë 4 vjeçare me një firmë ligjore në San Francisko gjë që do ta detyrojë të heq dorë nga të gjitha angazhimet e saj në televizion.
“Është një angazhim i plotë. Nuk do të kem kohë për ndere, për evente, për miqtë . Praktikisht për asgjë” tha Kim.