Dalëngadalë po kthehet Kim që njohim të gjithë, dhe bukuroshja ka thyer heshtjen lidhur me grabitjen e tmerrshme në Paris. Në një promo të sezonin të ardhshëm të “Keeping Up With the Kardashians”, 36 vjeçarja i hapet motrave të saj Khloe dhe Kourtney për atë eksperiencë të frikshme.
“Mendova se do më qëllonin në shpinë! Nuk kishte rrugë tjetër”, Kim shpërthen në lot në klip, ndërkohë që u flet motrave. “Mërzitem kur e kujtoj”, shtoi Kim K e përlotur.
Ky klip gjithashtu tregon kur Kim mori një telefonë për Kanye West, lidhur me faktin kur ai u shtrua në spital. “Mos më tremb të lutem. Çfarë po ndodh?”, qan ylli i familjes Kardashian, ndërkohë që flet me dikë në telefon. “Kanye ka nevojë për mua, dhe më duhet të shkoj në shtëpi”, shtoi përsëri ajo.
Me gjithë uljet e ngritjet, kjo është një ndër familjet më të bashkuara, dhe një gjë është e sigurtë, sezoni i ri i Keeping Up With the Kardashians do të jetë epik.