Ai është padyshim njeriu më i famshëm në krahun e Kim Kardashian.
Dhe natyrisht që flasim përtej Kanye West dhe klanit Kardashian-Jenner. Truproja Pascal Duvier ka punuar për të ruajtur Kim dhe Kanye që nga viti 2012. Ai madje edhe u bë kryefjala e mediave pasi shpëtoi bukuroshen 35 vjeçare nga punuesi serial i rrengjeve, Vitalii Sediuk, i cili u përpoq të puthte të pasmet e saj. Burime pranë E News, sajti me ekskluzivitetin mbi lajmet e Kim, bëjnë me dije se Duvier është pushuar si pasojë e një ri-organizimi total të stafit të sigurisë. Edhe pse Kim dhe Kanye nuk e mbajtën përgjegjës për grabitjen e Parisit një muaj më parë, as ai nuk i ka shpëtuar tronditjes së madhe. Për pak filluam të mendonim se ishte i paprekshëm, por jo.