Është një ditë e madhe për Instagramin.
Më në fund është zyrtare, mbretëresha e tij është rikthyer, por jo ashtu siç të gjithë e prisnim. Kanë kaluar plot 2 muaj që nga grabitja e saj në Paris, por tashmë bukuroshja 35 vjeçare ka vendosur që të thyejë akullin. Kim bëhet sërish aktive në rrjetin social që ka dominuar për vite, por jo duke postuar foto dhe aq më pak ndonjë belfie siç e prisnim. Ajo filloi që të bënte folloë disa yje të tjerë të botës së spektaklit duke e bëri rrjetin më social dhe më pak marketing. Por, ajo çfarë realisht ka habitur janë personazhet që ka filluar të ndjekë. Spikat kryesisht emri i mikeshës së vjetër Paris Hilton, për të cilën ka shërbyer si asistente përpara se të bëhej vetë një yll më i madh se ajo. Ndoshta është thjesht nostalgji, por këtë herë dyshojmë se Kim do të pranojë t’i shëtisë qenin trashëgimtares së hoteleve Hilton.