Kim Kardashian nuk pranon dot lehtësisht që të konsiderohet si numri dy në familjen e saj.
Ndërkohë që është mamaja e saj Kris ajo që konsiderohet si truri që merr vendimet në familjen Kardashian-Jenner, Kim këmbëngul se në të vërtetë është ajo që drejton spektaklin. Bukuroshja 35 vjeçare deklaron për revistën Editorialist se i vjen për të qeshur kur dëgjon historitë sipas të cilave Kris është drejtuesja e marionetave Kardashian dhe Jenner dhe tallet me këtë fakt. Sipas bashkëshortes së Kanye West dhe mamasë së dy fëmijëve, në të vërtetë ajo vendos për gjithçka duke i thënë shpeshherë Kendallit dhe Kyliet se çfarë të bëjnë. Mesa duket kaq e pat edhe harmonia në këtë familje çuditërisht të ndjekur, megjithëse nuk është hera e parë që “vajzat” shahen publikisht. Një model i vërtetë për t’u marrë parasysh.