Bëmë mama të të ngjaj, por jo në rastin e North West dhe Kim Kardashian.
Duket se vogëlushja 2 vjeçare nuk e ka trashëguar dashurinë e mamasë së saj për rrjetet sociale. Bukuroshja 35 vjeçare ndau një video të këndshme me fansat në Snapchat, ku shfaqej përkrah vajzës së saj, por nuk ishte fiks ajo që mund të konsiderohet si një pamje e lumtur. Vihet re në fytyrën e vogëlushes North gjithçka përveç një shprehjeje të gëzueshme, ndërkohë që ajo dukej thjesht e tmerruar. Do të thonim thjesht se ka trashëguar fytyrën e varur të babait të saj Kanye në rast se ajo në video nuk do të ishte dëgjuar nga goja e saj: “Snapchat. Jam e frikësuar nga Snapchat”. Duket se North nuk është një kopje e mamasë së saj, dhe ndoshta është më mirë kështu.