Ajo na ka mësuar me pjesët e saj delikate që nuk i rrinë kurrë brenda, po çdo herë përbën lajm më vete.
Kim Kardashian dhuroi sërish një pamje shumë seksi siç e ka bërë zakon në çdo dalje publike apo postim në rrjetet sociale. Ndërkohë që doli të darkonte, bukuroshja 36 vjeçare u vesh me një xhaketë shumë të hapur, poshtë së cilës natyrisht që nuk kishte asgjë mbuluese. Vetëm reçipetat e saj Gucci të cilat nuk shërbenin për gjë tjetër përveçse ta bënin shfaqjen e saj shumë më intriguese. Sikur të mos i kishte veshur ndoshta pamja nuk do të ishte kaq seksi, se fundja Kim-in nudo e shohim rregullisht.