Pasi të mësoni arsyen e vërtetë se pse është tmerruar Kim Kardashian, do të çuditeni.
Nuk bëhet fjalë për ndonjë kilogramë më tepër në trup ose për ndonjë zënkë me Kanye. Partizanja deri në vdekje e Selfieve nudo, ka ndarë me ndjekësit e saj në SnapChat jo një tjetër selfie nudo por kryerjen e një testi shtatzënie. Kjo e fundit ka qenë edhe arsyeja pse 35 vjeçaren e ka kapur një atak paniku dhe vetëm pasi ka bërë 6 teste shtatzënie, të cilat edhe i ka fotografuar, është qetësuar.
‘Po bëj një test shtatzanie në tualetin e avionit sepse u tmerrova pak…por s’është ndonjë gjë e madhe’, ka thënë ajo në Snapchat nga aeroporti i Los Angeles-it.
Sidoqoftë, në fund ka rezultuar që nuk ishte shtatzënë. Kim gjatë shtatzënisë së saj të dytë u përball me komplikacione të placentës dhe ajo vetë ka folur publikisht për këto vështirësi ku ka treguar se i është dashur të mbajë një regjim të rreptë mjekësor, me ilaçe dhe qëndrim në shtrat. Nga kjo kuptopjmë se North dhe Saint nuk do të kenë një vëlla apo motër tjetër.