Kim Kardashian ende ka mbetur me pasoja nga vjedhja që iu bë në Paris.
Megjithatë ylli i “Keeping UP Wth the Kardashians” ka tërhequr nga banka 1 milionë dollarë (821 mijë paundë) pasi po nis organizimin e festës së ditëlindjes së saj të 36. Bashkëshortja e Kanye West e cila mbush 36 vjeç me 21 tetor, pretendohej ta festonte ditëlindjen në “Hakasan Nightclub” me 28 tetor.
Gjithsesi, ajo vendosi të mos marrë pjesë aty pas përvojës së hidhur të 11 ditëve më parë kur u lidh në mënyrë të tmerrshme nga pesë hajdutë të maskuar dhe të armatosur, të cilët i vodhën bizhuteritë në kryeqytetin francez.
Ndërkohë që Kim vazhdon të jetë ende e traumatizuar pas incidentit, nuk ndihet ende e gatshme të përballojë publikun.
Tani për tani ajo është e përqëndruar duke u pëprjekur që të ndihet mirë. Ajo aktualisht po qëndron në shtpinë e saj në Los Angeles bashkë me fëmijët, ammanë dhe motrat.: Khloe, Kourtney , Kylie dhe Kendall të cilat i bëjnë vizita të rregullta 35 vjeçares.